Jepet pretenca për dhunën në Oborrin Mbretëror, asnjë nuk rrezikon burgun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për dhunën në Oborrin Mbretëror pasditen e 5 marsit. Prokuroria kërkon që të shpallen fajtor Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.

Organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj.

Por asnjëri prej tyre nuk rrezikon të shkojë në qeli pasi prokurori për të tre ka kërkuar pezullim të dënimit me burg dhe lënien e tyre në shërbim prove.

Ata akuzohen për “dhunë në familje” dhe u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Konflikti në familje ndodhi në 5 mars të këtij viti në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën “Murat Toptani”. Sipas kallëzimit të bërë, Princ Leka mbërriti në këtë banesë të takojë vajzën e mitur, por është gjendur para fyerjeve të ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia. Ai pretendoi se u sulmua fizikisht prej tij dhe se pjesë e agresionit është bërë edhe Elia Zaharia.

Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj. 

Share This Article