Të shtëna me armë zjarri në një lokal, humb jetën një person, një tjetër përfundon në spital

albnews
By
1 Min Read

 Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Klinë të Kosovë. Me mbërritjen e policisë në vendin kur janë raportuar të shtënat, një person është gjetur i vdekur. Ndërkohë një tjetër është dërguar në spital. 

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit. Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për të shtënat me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës mjekësore. Gashi u shpreh se po punohet për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.

Share This Article