Jeta luksoze e “bosit” shqiptar të kazinove që u kap nga EUROPOL, rrëfimi i tij: Pyesni vajzat çfarë u pëlqen tek unë!

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi nga EUROPOL i “bosit të kazinove”, Qazim Osmani, dhe vëllezërit e tij. Siç raportoi gazeta kroate Jutarnji List, Bashkim Osmani, vëllai i Qazim Osmanit, u kap në Kroaci.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani, i cili drejton një rrjet të kazinove në Evropë, bashkë me vëllezërit e tij, Bashkimin, Burimin dhe Bekimin, prej vitesh jetojnë në Gjermani. Atje kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane.

Në mediat evropiane, vëllezërit Osmani po përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Evropë.

Nga më të famshmit ndër vëllezër, Qazim Osmani, njihet me nofkën “Feliksi”. Ai është më i famshmi, në raport me tre vëllezërit e tij. Jeta e tij luksoze ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave, kryesisht të atyre në Serbi, ku ka jetuar për disa kohë.

Lidhjet e tij të dashurisë me këngëtare dhe modele serbe janë vënë nën “llupën” e mediave serbe për një kohë të gjatë. Dhe jo vetëm kaq. Edhe jeta e tij private është kapur nga paparacit.

Në internet qarkullojnë dhjetëra fotografi, të cilat e shfaqin “Feliksin” në jahte e klube të natës.

Gazeta serb, “Kurir”, në vitin 2015 e përshkruante Osmanin “një don zhuan”, rreth të cilit sillen e mbështillen yjet serbe.

Në një rrëfim për gazeten serbe, ai kishte thënë se të dashurave të tij nuk u dhuron banesa, makina, por unaza.

“Nuk u fal makina e banesa. I qeras me parfume, orë gardërobë “, kishte zbuluar biznesmeni shqiptar Osmani për gazetën e Beogradit “Kurir”.

“Pyetni femrat çfarë u pëlqen atyre tek unë. Ja, kjo afër meje, thotë se jam markant. Jam njeri i pasur, kam dy vajza e dy djem nga dy martesa. S’e kam ndër mend të martohem”, kishte thënë Osmani, i cili ka qenë në lidhje me Natasha Bekvalac, Ana Nikoliç, Sanja Maletiç, Manda Popoviç, etj, të gjitha nga shou bizi serb.

Share This Article