Lidiia Hunko, rasti i tretë me doping në Olimpiadë

albnews
By
1 Min Read

Lidiia Hunko nga Ukraina rezultoi pozitive me doping gjatë Olimpiadës “Pekin 2022”.

Sportistja e garave me slitë për femra, e cila e mbylli konkurrimin në vendin e 20, bëhet në këtë mënyrë atletja e tretë që rezulton se ka përdorur substanca të ndaluara gjatë Lojërave Dimërore.

Agjencia e antidopingut njoftoi se Hunko është pezulluar përkohësisht, me sportisten që ka të drejtë të kërkojë edhe analizën e testit “B”.

Ky rast ishte një goditje e fortë për Ukrainën, vetëm dy ditë pasi edhe skiatorja e garave “cross-country”, Kaminska rezultoi pozitive me steroidë dhe stimulantë.

Rasti më kontrovers i dopingut në Olimpiadë mbetet ai i patinatores ruse, Kamila Valieva.

Share This Article