Johnson bën thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik denoncoi “veprimet e papërgjegjshme” të Putinit që “kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”.

Dhe pas një telefonate me Zelensky, ai kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vendimi është marrë pasi Rusia sulmoi centralin më të madhe bërthamor në Europë, duke shkaktuar një zjarr të madh, nga i cili fatmirësisht nuk ka pasur rrjedhje.

Zjarrfikësit ndaluan përhapjen e zjarrit në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhës. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës së Ukrainës.

Zjarri në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nuk preku strukturat ose pajisjet “thelbësore”, personeli i uzinës po merr masa për të garantuar sigurinë, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (Aiea) në Twitter, e cila deklaron se u informua nga autoritetet ukrainase.

Flakët përfshinë disa objekte që shërbenin për trajnime dhe reaktori më i afërt ishte i fikur pasi ishte në riparim e sipër. 

Share This Article