Vdekja misterioze e oligarkut të naftës vendos në lëvizje autoritetet britanike

albnews
By
1 Min Read

Një biznesmen me origjinë nga Ukraina është gjetur i vdekur në pronën e tij luksoze në Britani të Madhe. 66-vjeçari, baba i 3 fëmijëve, u gjet i varur në garazhdin e shtëpisë së tij. Ka qenë kopshtari ai i cili gjeti trupin e pajetë të miliarderit rus.

Mikhail Watford ka qenë i përfshirë në biznesin e karburanteve në rafineritë e naftës në Ukrainë. Më pas krijoi kompaninë e tij pasi u zhvendos në Britani. Policia po e heton vdekjen e biznesmenit me seriozitetin më të madh, mes dyshimeve se ndoshta ka qenë i përfshirë në “listën e vdekjeve”.

Shumë rusë që jetojnë në Britani të Madhe janë vrarë gjatë viteve të fundit. Mikhail Watford u zhvendos në Britani të Madhe në vitet 2000. Ai ndryshoi mbiemrin nga Tolstosheya. Manjati rus ishte i martuar me një grua estoneze me të cilën ka dy fëmijë dhe një djalë më të madh nga martesa e parë.

Share This Article