Johnson diskuton marrëdhëniet tregtare me Pompeon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në prag të largimit historik të Britanisë së Madhe nga BE, Boris Johnson priti sot kryediplomatin amerikan, Mike Pompeo për të diskutuar bazat e marrëveshjes tregtare pas Brexit-it, e shpresuar si nga Londra, ashtu edhe nga Uashingtoni, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Britania e Madhe dëshiron të arrijë një marrëveshje ambicioze tregtare me SHBA, por ky afrim ekonomik me aleaten e saj historike është ndërlikuar nga shumë tema, për t’u diskutuar gjatë vizitës.

Ndër to, bën pjesë veçanërisht përfshirja e Huawei-t në rrjetin britanik 5G, e miratuar nga Londra, pavarësisht paralajmërimeve të Uashingtonit se furnizuesi i pajisjeve është shumë afër qeverisë kineze, gjë që rrit rrezikun e spiunazhit.

Tema të tjera, që kanë krijuar tensione mes dy vendeve, janë plani i taksave britanike mbi gjigantët dixhitalë, mosmarrëveshjet në pikëpamjet për çështjen e armëve bërthamore iraniane.

Të gjitha këto e kanë shtyrë Boris Johnson-in të luajë rolin e ekuilibristit për menaxhimin e amerikanëve dhe europianët në çështjet kryesore ndërkombëtare.

Share This Article