Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se askush nuk duhet të ketë dyshime se nëse Rusia e pushton Ukrainën, ushtria e këtij shteti do të luftojë dhe do të ketë shumë gjakderdhje.
Johnsoni e ka bërë këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Poloni, për tu takuar me homologun e tij polak, Mateusz Morawiecki.
Johnson dhe Morawiecki kanë diskutuar për shumë çështje, me theks të veçantë për tensionet rreth Ukrainës dhe pushtimit të mundshëm nga Rusia.
“Çdo kush në Rusi duhet ta ketë këtë të qartë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, është shprehur Johnson, teksa ka folur nga një bazë ushtarake në Poloni.
Johnsoni ka shtuar se perëndimi do ta forcojnë kufirin lindor të NATO-s dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta kuptojë se nëse dëshiron reduktim të forcave të NATO-s në kufijtë perëndimor të shtetit të tij, atëherë pozicioni i tij aktual është “rruga e gabuar për ta bërë këtë”.