Tre të vdekur e 604 raste pozitive me Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur të enjten, si pasojë e COVID-19.

Sipas ministrisë, janë regjistruar edhe 604 raste të reja, nga testimi i 2,962 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, në spitalet Covid po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Në Shqipëri aktualisht janë 10,636 pacientë aktivë me COVID 19.

Share This Article