Johnson e Corbyn përballë njëri-tjetrit në debatin e tyre të parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson, përballet në një debat të parë me kreun e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, secili duke shpresuar të rrëmbejë disa pikë më shumë për zgjedhjet e 12 dhjetorit, të mbizotëruara nga Brexit.

I ardhur në pushtet në fund të korrikut, kreu i qeverisë konservatore po bën presion ndaj kundërshtarit të tij laburist duke shfrytëzuar një nga asetet e tij kryesore, marrëveshjen e largimit nga BE, që ai arriti me Brukselin.

Kreu i laburistëve ka njoftuar se në rast fitoreje, ai do të negociojë me BE-në një marrëveshje të re, të cilën do ta paraqesë brenda gjashtë muajve nga ardhja e tij në pushtet për një referendum të ri, duke ofruar edhe mundësinë e një vazhdimi në BE.

Debati që pritet të shfaqet në rrjetin televiziv ITV do të zgjasë një orë./ATSH/

Share This Article