Johnson: Me këtë mandat finalizojmë Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me këtë mandat që morëm, më në fund do të zbatojmë Brexit, deklaroi kryeministri Boris Johnson duke folur me përkrahësit e tij në Londër.

”Do ta kryej Brexit-in deri në janar pa ‘nëse’ dhe pa ‘por”, theksoi kryeministri.

“Është fitorja më e madhe që nga vitet ’80, kur shumë prej jush nuk kishin lindur ende”, theksoi Johnson duke biseduar me përkrahësit e tij në Londër.

Sipas BBC, ky është rezultati më i mirë i konservatorëve që nga viti 1987, nga kohërat e Margaret Thatcher.

Johnson gjithashtu falënderoi të gjithë ata që votuan konservatorët “për herë të parë!”.

“Realizimi i Brexit është një vendim i pakundërshtueshëm, i padiskutueshëm i popullit britanik”, theksoi Johnson./ATSH/

Share This Article