Jola Hysaj rendit arsyet, pse çdo shqiptar duhet të jetë në protestën e 11 korrikut në Tiranë?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun PD, e ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, renditi arsyet pse çdo shqiptar duhet t’i bashkohet protestës së 11 korrikut, thirrur nga Partia Demokratike.

 ‘Çdo shqiptar, në datën 11 nuk duhet të vije vetëm për PD, por për familjen, e cila çdo ditë e më shumë po degradon’, tha ndër të tjera Hysaj.

Në protestën e 11 korrikut, shkohet për qindra e mijëra arsye që qytetarët shqiptarë i hasin në përditshmërinë e tyre.

Shkohet për pjesën e arsimit ku 120 mijë shqiptarë aktualisht që flasim nuk kanë qenë një ditë të vetme , pranë strukturave arsimore, që do thotë po kalojmë në pjesën analfabetike , ku dhe gjatë kohës se regjimit komunist nuk kishte një sistem kaq të lartë.

Nga ana tjetër, pse ne duhet të protestojmë me 11 korrik?

Në përditshmëri secili prej nesh has taksa shumë të larta, ku zoti Rama me një krenari të jashtëzakonshme, foli për taksën progresive, por kjo taksë progresive e cila vetëm rritet dhe të ardhurat janë gjithmonë drejt fundit, mua më prek në përditshmërinë e të qenurit familjare, të qenurit nënë, bijë, sepse kjo është arsyeja që të rinjtë po ikin.

Dhe pse gjendja ekonomike, sociaale, psikologjike, është gjithnjë e më shumë në rënie.

Kjo është arsyeja pse çdo shqiptar me datën 11 nuk duhet të vije vetëm për PD , por për familjen , e cila çdo ditë e më shumë po degradon…’, tha Jola Hysaj.

Share This Article