Juventus-Lyon luhet në 8 gusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sfida e kthimit e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Lyonit do të zhvillohet në 8 gusht.

Kjo është ajo që publikoi orët e fundit RMC Sport në Francë, teksa citoi burime të bremndshme të UEFA pas një takimi që u zhvillua ditën e mërkurë mes presidentëve të disa prej klubeve kryesore evropiane.

Por jo vetëm kaq, RMC Sport shtoi se gjithnjë sipas burimeve të saj, ndeshjet cerekfinale pritet të zhvillohen në periudhën 10-12 gusht.

Ndeshja e parë mes Lyonit dhe Juventusit e zhvilluar në Francë në 26 shkurt u mbyll me rezultatin 1-0 për Lyonin. Ndeshja e kthimit opritej të zhvillohej 2 javë më vonë, por u shty nga UEFA, bashkë edhe me 3 ndeshje të tjera të kthimit të 1/8 të finaleve që janë Manchester City-Real madrid, Bayern-Chelsea dhe Barcelona-Napoli, ndërkohë që 4 skuadrat e para çerekfinaliste  janë paris Saint Germaini, Atalanta, Atletico Madrid dhe Leipzigu.

Share This Article