Është caktuar termini i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ndeshja Juventus – Milan do të luhet më 12 qershor, kurse Napoli e Interi takohen më 13 qershor. Ndërkohë finalja do të zhvillohet më 17 qershor.
Një prononcim për këtë është bërë të enjten mbrëma nga ministri për sport, Vincenzo Spadafora përmes rrjeteve sociale.
Datat origjinale ishin 13 e 14 qershor, por Liga Seria A ka kërkuar që terminet të zhvendosen një ditë më herët. Kjo është bërë për të ofruar më shumë kohë për rikuperim për finalen që luhet më 17 qershor në Olimpico të Romës.
Më pas Serie A mund të rifillojë më 20 qershor, pasi gara për kupë të kompletohet. Ndeshjet e para gjysmëfinale janë luajtur në shkurt. Milani e Juventusi barazuan 1:1, kurse Napoli fitoi 1:0 ndaj Interit.