Kadilli: Basha po bën teatrin e njeriut radikal, poshtëruese për votuesit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grisje fletësh dhe bojkot. Këto ishin dy aktet e para të opozitës në dy seancat plenare të konstituimit të Kuvendit të ri.

Fatbardh Kadilli, anëtar i PD-së, duke analizuar sjelljet e kreut të PD-së dhe deputetëve të kësaj partie në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se në dukje janë konfliktuale por nuk prodhojnë konflikt.

Kadilli: Sjelljet duken konfliktuale dhe gjesti është konfliktual por konflikt nuk prodhon. Basha po bën teatrin e njeriut radikal që po i reziston fort qeverisë. Si i reziston, duke grisur fletët? Voto kundër se njëlloj është. Respekto votën. Bëhu pjesë e procesit. Komplekset e Bashës se doli u tha shqiptarëve dy ditë pasi humbi, në 27 prill, se lufta fillon sot. Kemi zbor politik në mendësinë e PD, duhet të bësh si i fortë, sikur lufton që të sigurosh partinë. Këtë bënte Berisha kur humbiste zgjedhjet, këtë bën dhe ky sot.

Kjo është shkollë politike ka vdekur, ka marrë fund, shqiptarët e shohin si gjë qesharake, foshnjore. Herën e parë mund të jenë emocionuar. Mund të ketë qenë dhe e sinqertë. Sot nuk është as e sinqertë, as e bukur, as dobiprurëse. Në vend të shohim cilat janë sfidat e opozitës, betejat që do bëjë, ne shohim teatër. Butafori e panevojshme, poshtëruese për ata që votojnë.

Duke kërkuar që opozita të rrijë larg teatrit, ai parashtron dhe 5 sfidat e saj kryesore për tu kthyer në lojën politike.

Kadilli: Kam propozuar 5 sfidat që kthejnë opozitën në lojën politike është një ndarje e re administrative, reformë zgjedhore, ndryshime të Kushtetutës, ligj për referendumet dhe mbështetjen e institucioneve të drejtësisë. Basha në Kuvend nga 5 mori 4, në fjalime të tjera hoqi dhe 1, ka mbajtur 3.

Share This Article