Kalifornia e miraton shërbimin për shpërndarje e mallit pa vozitës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kalifornia për herë të parë ia ka dhënë dritën e gjelbër përdorimit të shërbimit të shpërndarjes së mallit pa vozitës.

Kompania e robotikës “Nuro” po planifikon që t’i fillojë operacionet e shërbimit pa vozitës vitin e ardhshëm, shkruan BBC.

Kjo kompani i ka testuar automjetet e tyre pa vozitës, R2, në prill të këtij viti, por është dashur të pritet deri tani që të kërkohet pagesë nga njerëzit për këtë shërbim.

Automjetet pa vozitës mund të lëvizin me shpejtësi maksimale prej 56 kilometrash në orë dhe do të lejohen për operim vetëm kur ka kushte të mira të motit.

“Lëshimi i lejes së parë është hap i rëndësishëm në evolucionin e automjeteve autonome në Kaliforni”, tha drejtori i Departamentit për Automjete, Steve Gordon.

“Ne do të vazhdojmë ta kemi parasysh sigurinë e pjesëmarrësve në trafik përderisa kjo teknologji zhvillohet”, shtoi ai.

Kompania “Nuro” është themeluar nga dy ish-inxhinierë të gjigantit “Google” dhe financohet nga firma japoneze “Softbank”.

Automjetet pa vozitës përdorin radarë dhe kamera me pamje prej 360 shkallësh për të lëvizur. Ato nuk kanë timon, pedale apo pasqyra.

Share This Article