Kamberi ua dhuron liderëve serbë nga një libër për paragjykimet ndaj shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ua ka dhuruar nga një kopje të librit “Shqiptari imagjinar – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”, kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se shpreson që libri t’u shërbejë liderëve serbë në ushtrimin e detyrave shtetërore pa paragjykime.

Kamberi ka thënë se ky libër sqaron “krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shekullit XIX”.

Share This Article