Kamerat filmojnë pandën albine, konsiderohet thesar kombëtar në Kinë

albnews
By
1 Min Read

Panda e parë albine në botë është filmuar nga kamerat në Rezervatin Natyror Kombëtar Wolong në provincën Sichuan të Kinës .

Kamerat me rreze infra të kuqe filmuan pandën albine duke iu afruar një nëne dhe këlyshit të saj duke ecur nëpër rezervatin natyror rreth 2000 metra mbi nivelin e detit.

Panda albine sot ka madhësinë e një njeriu, por mendohet se është panda e parë albine në botë e filmuar në 2019 po në këtë rezervuat, që në atë kohë ishte 1-2 vjeç.

Një panda albine, gjendja e së cilës shkaktohet nga një mutacion gjenetik, është tepër e rrallë, duke pasur parasysh se sa rrallë ndodh albinizmi dhe se kafsha i përket një specieje të cenueshme.

Pandat konsiderohen si një thesar kombëtar në Kinë dhe kryesisht jetojnë në jugperëndim në pyjet prej bambuje.

Share This Article