Kancelari në Mbretërinë e Bashkuar zgjat skemën e mbështetjes deri në fund të tetorit

albnews
By
1 Min Read

Skema e mbështetjes financiare për punonjësit e prekur nga pandemia do të zgjatet për katër muaj, tha Kancelari Rishi Sunak para Dhomës së Komunave.

“Ne besojmë në dinjitetin e punës dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur njerëzit që nuk janë në gjendje të punojnë,” thotë ai.

Skema e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar do zgjatet deri në fund të tetorit.

Tani për tani punëtorët do të vazhdojnë të marrin 80% të pagës së tyre, u tha deputetëve kancelari Rishi Sunak.

Por, ai tha se ndryshimet do të vijnë nga fundi i korrikut në mënyrë që barra e pagave të ndahet midis qeverisë dhe punëdhënësve. (BBC)

Share This Article