Albania
Kaosi dhe tensionet në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton për 10 ditë 3 deputetë të opozitës
Për shkak të kaosit në seancën e së enjtes në Kuvend, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë 3 deputetë të opozitës.
Deputetët e përjashtuar janë; Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj.
“Nga pamjet filmike rezulton se deputeti Saimir Koreshi ka përdorur flakadanë tymues gjatë zhvillimit të seancës plenare; pretendohet se deputetet Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti kanë futur në sallën e seancave plenare flakadanet tymues që i mbanin në cantat personale. Rezulton nga pamjet filmike se Saimir Koreshi flakadanët i merr në dy canta zonjash, (njëra ngjan në ngjyrë gri dhe tjetra në ngjyrë kafe) të vendosura në tryezat e deputetëve të krahut të opozitës në sallën e seancave plenare, dhe më pas i përdor këta flakadanë; tymi i flakadanëve përhapet rreth tij dhe në sallën e Kuvendit. Nga fotot që shoqërojnë kërkesën duket se dy çantat ku deputeti Saimir Koreshi merr flakadanët, i mbajnë dy koleget deputete ndaj të cilave kërkohet masë disiplinore (foto në hyrje të sallës së seancës plenare, bashkangjitur kerkeses). Këto veprime vijnë në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes dhe kanë penguar zhvillimin normal të seancës plenare”, thuhet në vendim.
Vendimi i Sekretariarit të Etikës:
PËR MARRJE MASE DISIPLINORE
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, në bazë të nenit 10/2 dhe nenit 65/2, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, në dt. 10.11.2023 shqyrtoi kërkesën me:
Kërkues:
Një grup prej 7 (shtatë) deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Objekt:
– Marrja e masës disiplinore ndaj deputetëve Saimir Koreshi, Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, sipas nenit 65/1, pika 1, gërma a) dhe pika 4, dhe neni 63, pika 1 gërma d), të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit, neni 3, pika dh) dhe ë) dhe nenin 8, pika 2, gërma b) dhe neni 33.
– Thirrja e Mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës disiplinore ndaj disa deputetëve.
Sekretariati u njoh me kërkesën e 7 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 10.11.2023 dhe u mblodh në bazë të njoftimit datë 10.11.2023 për mbledhjen e sekretariatit në datën 10.11.2023, në orën 15.00, në bazë të:
Nenin 65/2, pika 1 të Rregullores që parashikon se “…. Mbledhja e sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës”. Nenin 10, pika 5 e Rregullores që parashikon se: “….S. Rregullat e detajuara të funksionimit të sekretariateve, miratohen nga Byroja e Kuvendit”.
Nenin 6, 7 dhe 8 të Rregullores “Për përcaktimin e Rregullave proceduriale të funksionimit të sekretariateve të Kuvendit të Shqipërisë”, miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit nr. 53, datë 13.05.2020, ku në nenin 6, pika 2, parashikohet se: “…
2. Mbledhja e sekretariatit si rregull thirret nga sekretari i cili përcakton rendin e ditës, datën dhe orën e zhvillimit të saj. Njoftimi i sekretarit për thirrjen e mbledhjes shoqërohet me rendin e ditës si dhe me çdo akt, informacion apo dokument tjetër, i cili do të merret në shqyrtim apo qe u shërben anetareve të sekretariatit për diskutim”; ndërsa në nenin 7, pika 1 përcaktohet se: “1. mbledhjet e sekretariatit janë të vlefshme kur në to merr pjesë më shumë se gjysma e gjithe anëtarëve të sekretariatit…”, ku në nenin 8 (Publiciteti i mbledhjeve), pika 1, parashikohet se mbledhjet e sekretariatit zhvillohen të mbyllura.
Në mbledhje morën pjesë anëtarët Klotilda Bushka, Aurora Mara dhe Klevis Xhoxhi, që përbëjnë kuorim e nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjes. Dy anëtarët e tjerë të sekretariatit Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, u njoftuan për thirrjen e mbledhjes; anëtari Bledion Nallbati nuk mund të merrte pjesë në mbledhje, në bazë të vendimit nr.43, datë 31.10.2023 te Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etiken. Kolegu Saimir Koreshi nuk mori pjesë në mbledhje.
Gjithashtu, në bazë të nenit 65/2, pika 2 të Rregullores u thirrën për t’u degjuar deputetët ndaj të cilëve kërkohet marrja e masës disiplinore për shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelles së Deputetit, të cilët nuk morën pjesë.
Mbledhja u krye në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, platformēs Zoom. sipas praktikave të mëparshme në bazë të rregullores së Kuvendit.
7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në kërkesën e tyre për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Saimir Koreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj lidhur me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 09.11.2023, parashtrojnë se deputetët e opozitës me sjelljet e tyre në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe te Kodit te Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kryen veprime për të penguar zhvillimin normal të seancës plenare duke futur dhe përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit.
Sekretariati diskutoi shkeljet e pretenduara bazuar në pamjet filmike të sallës së seancës plenare të datës 09.11.2023.
Sekretariati për Procedurat. Votimet dhe Etikën, në vlerësim të sa parashtrohet në kërkesën e 7 deputetëve, dhe pamjeve filmike që mori në shqyrtim dhe pas diskutimeve, vlerëson se kërkesa për marrjen e masave disiplinore ndaj tre deputetëve të opozitës është e drejtë dhe duhet pranuar.
Nga pamjet filmike rezulton se deputeti Saimir Koreshi ka përdorur flakadané tymues gjatë zhvillimit të seancës plenare; pretendohet se deputetet Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti kanë futur në sallën e seancave plenare flakadanet tymues që i mbanin në cantat personale. Rezulton nga pamjet filmike se Saimir Koreshi flakadanët i merr në dy canta zonjash, (njëra ngjan në ngjyrë gri dhe tjetra në ngjyrë kafe) të vendosura në tryezat e deputetëve të krahut të opozitës në sallën e seancave plenare, dhe më pas i përdor këta flakadanë; tymi i flakadanëve përhapet rreth tij dhe në sallën e Kuvendit. Nga fotot që shoqërojnë kërkesën duket se dy çantat ku deputeti Saimir Koreshi merr flakadanët, i mbajnë dy koleget deputete ndaj të cilave kërkohet masë disiplinore (foto në hyrje të sallës së seancës plenare, bashkangjitur kerkeses). Këto veprime vijnë në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes dhe kanë penguar zhvillimin normal të seancës plenare.
Për këtë arsye, sekretariati vlerëson se deputetët ndaj të cilëve kërkohet masa disiplinore kanë shkelur detyrimet e nenit 65/1, pika 1, germa a) të Rregullores së Kuvendit, pasi kanë kryer veprime që pengojnë zhvillimin e rregullt të seancës plenare si dhe nuk kanë respektuar nenin 3, gërma dh) dhe e), neni 8, pika 2 germa b) të Kodit Etik – Rregullat e Sjelljes në Kuvend,
Në fakt nga pamjet filmike të seancës plenare rezulton se që në nisje të seancës karriget e deputetëve janë hequr dhe me to është krijuar një barrikadë që pengon kalimin e deputetëve në foltore. Këto situata të ripërsëritura për bllokimin e veprimtarisë parlamentare janë anormale dhe pengojnë jo vetëm zhvillimin normal të seancës në shkelje të çdo norme të etikës parlamentare, por cënojnë dhe të drejtën e fjalës së deputetëve dhe ushtrimin normal të funksioneve kushtetuese në sallën plenare. Funksionimi normal i seancës plenare të Kuvendit prevalon mbi të drejtat e deputetëve, kur sjelljet e tyre vijnë në kundërshtim me Rregulloren dhe normat e Kodin e Sjelljes.
Sa më sipër Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në zbatim të nenit 10/2, pika 2 dhe 5, nenit 63, pika 1, gërma d), nenit 65/1, pika 1, gërma a) dhe nenit 65/2 të Rregullores së Kuvendit dhe neni 8 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, me unanimitet
VENDOSI:
- Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për secilin nga deputetët Saimir Koreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke filluar nga data 13.11.2023 deri më datë 22.11.2023.
- Ngarkohet “Shërbimi i Sigurisë në Kuvend” dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për zbatimin e këtij vendimi gjatë veprimtarisë parlamentare në Kryesinë e Kuvendit dhe në sallën e seancës plenare të Kuvendit.
- Ky vendim mund të ankimohet nga deputeti brenda 2 (dy) ditëve pranë Byrosë së Kuvendit.
Kërkesa për përjashtimin e tyre është bërë nga Grupi Parlamentar i PS-së.
“Situata e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregullt të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023, duke larguar nga vendet karriget dhe vendosur ato si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar atë është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar”, thuhet në shkresën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Albania
Emigrimi i shqiptarëve drejt SHBA-së, ICE: Mos t’ju shkojë mendja të hyni ilegalisht
Ëndrra e shumë shqiptarëve për t’u futur e jetuar në ShBA po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Edhe ata të cilët kanë mundur ta prekin Amerikën e janë atje pa leje qëndrimi, po përballen me dëbime.
Pothuajse çdo javë ka shqiptarë të cilët deportohen pasi janë kapur nga ICE, skuadra amerikane e emigracionit dhe doganave e hedhur në veprim pasi Donaland Trump i shpalli luftë ilegalëve në ShBA.
“Top Channel”, përmes postës elektronike, pyeti ICE-në sa është numri shqiptarëve pa të drejtë qëndrimi në ShBA të ndaluar, përfshi numrin e të dëbuarve drejt Shqipërisë gjatë 2025.
Një zëdhënës i ICE nuk dha detaje përmes shifrave, por deklaroi se: “Nëse ju po e konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, mos e çoni në mendje një gjë të tillë. Nëse vini këtu në kundërshtim me ligjet tona, ju me gjasë do të përballeni me ligjin dhe ne do t’ju dëbojmë. Ju kurrë nuk do të mundeni të riktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri”.
Top Channel nga burime diplomatike ka mësuar se Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka ndihmuar në ngritjen e njësie të posaçme brenda Policisë së Shtetit dedikuar luftës me trafikun e shqiptarëve drejt ShBA.
Të njëjtat burime treguan se kjo njësi sipas një protokolli standard, interviston të gjithë shqiptarët e dëbuar nga ShBA për të mësuar si ata mundën të hynë ilegalisht. Kjo konsiderohet si mbledhje inteligjence me qëllim identifikimin e rrugëve dhe metodave të trafikut. Trafiku i shqiptarëve drejt ShBA vijon përmes linjës klasike të të shkuarit në Meksikë duke pritur disa javë deri në momentin kur trafikantët krijojnë kushtet për kalim.
Një tjetër metodë është përdorimi pasaportave evropiane të falsifikuara. Nëse për shumë vite rruga e Kavajës mbretëronte në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, shkëlqimi i asaj kohë është shuar.
Kjo njësi brenda Policisë së Shtetit, nga intervistimet e të dëbuarve nga ShBA, ka mundur të identifikojë Kosovën si vend prodhues të pasaportave të falsifikuara, madje me një cilësi të lartë si pasojë e përdorimit të kompjuterëve dhe printerëve super-modernë.
Megjithatë, nuk mungojnë tentativat brenda Shqipërisë në prodhimin e të tilla pasaportave siç ishte rasti më i fundit në Tiranë kur para 5 muajsh, babë e bir u prangosën për këtë aktivitet kriminal. Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /TCH
Albania
Krimi në familje, burri dhunon gruan për vdekje, vetëvritet me pistoletë
Një 50-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës mesditën e 2 janarit.
Sose Xhebroj mësohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se çifti kanë pasur probleme me njëri tjetrin dhe kishin shkuar drejt divorcit, teksa janë prindër të dy djemve të rritur. Policia po heton ngjarjen.
“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia.
Albania
Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër
Eshtë zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në 29 dhjetor në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit në boksin elektrik të pallatit ku banonte humbi jetën 61-vjeçari Hysni Ymeri.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, janë arrestuar shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç
Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.
Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.
Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
