Legia e Varshavës ka shënuar fitore të madhe të enjten mbrëma në kuadër të fazës grupore të Ligës së Evropës.
Legia polake e mposhti skuadrën e Premier Leagues, Leicester City. Rezultati i ndeshjes në Varshavë ishte 1:0 në të mirë të Legias.
Mahir Emreli shënoi golin e vetëm, në minutën e 31-të. Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, luajti prej minutës së 70-të për Legian.
Ernes Muçi e Jurgen Çelhaka qëndruan në stol te skuadra polake. Legia në xhiron e parë të fazës grupore kishte fituar ndaj Spartak Moskës.

