Fenerbahçe humb thellë në Stamboll

albnews
By
1 Min Read

Fenerbahçe nuk ka përfituar asgjë nga terreni vendas. Të enjten mbrëma në kuadër të Ligës së Evropës, skuadra e madhe turke u mposht 3:0 në Stamboll nga Olympiacosi grek.

Tiquinho Soares shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa dy gola të tjerë për Olympiacosin i realizoi Giorgos Masouras. Ai realizoi në minutën e 62-të dhe 68-të.

Mërgim Berisha luajti prej minutës së 70-të te skuadra turke. Por nuk mundi të bënte dallimin në një ndeshje tashmë të vendosur.

Fenerbahçe mbetet me pikën e fituar në xhiron e parë, kur luajti 1:1 me Eintracht Frankfurtin.

Në ndeshjen tjetër të grupit D, Eintracht Frankfurti fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Royal Antwerp. Goncalo Paciencia realizoi penallti në minutën e 91-të. Ai në lojë hyri vetëm në minutën e 86-të.

Portieri Diant Ramaj qëndroi në stol te Eintrachti.

Share This Article