Dje pasdite policia e Tiranës shoqëroi për në komisariat dhe mbajti aty për një orë e gjysmë Kastriot Islamin, deputet në disa legjislatura, ish Ministër Arsimi, ish Kryetar i Parlamenti, ish Ministër Financash, profesor i njohur e me tituj shkencor, figurë shumë e njohur e jetës publike, politike dhe akademike. Ai kishte dalë për vrap në kodrat e Liqenit Artificial kur policia e ndaloi. Arsyeja e ndalimit ishte mos-mbajtja e maskës si masë parandaluese e Covid 19. Megjithëse ligji parashikon gjobë policët vendosën ta shoqëronin në komisariat. Ky ishte një veprim joproporcional me shkeljen dhe i paragjykueshëm për sa kohë zoti Islami është edhe një opozitar i njohur i Kryeministrit prej vitesh tashmë.
Ndalimi i zotit Islami gjeti përkrahjen në të gjithë krahët e opozitësn por edhe një pjese të opinionit publik. Sot, zoti Islami pasi shpreh falenderimin e tij për përkrahjen ndaj zotit Berisha komenton arrestimin e figurave të opozitës si mjet presioni, shantazh dhe frikësim të gjithë opozitës.
Postimi i plotë i Islamit:
Zoti President dhe Kryeminister…
Faleminderit per komentin mbeshtetes! Bashkendaj e mbeshtes teresisht analizen dhe perfundimet e saj te bera nga ish Kryeministri Sali Berisha! Por me duhet te nenvizoj me kete rast tri gjera:
Se pari Edi Rama duke urdheruar sjellje barbare ndaj meje mua kerkon te kercenoje e tju fuse friken te gjithe qytetareve opozitare. Por do te deshtoje me siguri… sepse une do te jem ne balle te kesaj beteje edhe me i motivuar!
Se dyti, permes ketyre veprimeve bandisteske Kryepolici i Surrelit kerkon, duke ju vene ne gjoba policore masken, tju reduktoje oksigjenin te gjithe figuareve poublike qe bejne opozite ndaj zullumeve dhe marrezive te tij. Por edhe kete nuk do te kjete kohe per ta arritur e realizuar!
Dhe e treta, qe eshte edhe e renda e me te rrezikshmja, Xhahili i Surrelit, duke urdheruar mbajtjen e kundershtareve politike ne komisariatet e policise ku s’ka asnje mase anti-covid, deri edhe te mund ti “vrase” ata permes infektimit me virusin e rrezikshem sepse ne dhomat e komisariateve s’ka asnje menyre mbrojtjeje nga infektimi sepse ku lejojne te pajisesh me maske, dhomat jane pa ajrim e te mbyllura, dhe policet s’jane te paisur sipas protokolleve shendetsore me mjetet adekuate mbrojtese! Por edhe kete s’do te mund te arrije sepse s’do te mund te izoloje ne komisariate 1 milion opozitare!