Gjashtë vjet më parë, Shkëlzen Gashi shënoi katër gola për herë të parë në karrierën profesionale. Skuadra e tij, Grasshoppers, fitoi 5:0 ndaj Young Boysit.
Ballinat e gazetave zvicerane më 5 maj 2014 ishin për vetëm një person: Shkëlzen Gashi. Sulmuesi shënoi jo më pak se katër gola një ditë më parë në ndeshjen derbi në mes të dytit, Grashoppersit, dhe të tretit, Young Boysit. Me atë fitore, Grashoppersi po vazhdonte garën për titull.
Gashi atë pasdite të së dielës arriti kulmin e karrierës, ka shkruar sajti zviceran SFL të hënën. Asnjëri prej katër golave nuk ishin të jashtëzakonshëm megjithatë.
Më 4 maj 2014, Gashi për herë të vetme në karrierë ka shënuar katër gola në një ndeshje. Ish-reprezentuesi i Shqipërisë kishte shënuar tre gola në ndeshje ndaj Sionit, një muaj e gjysmë më herët. Në vitin 2015, 31-vjeçari kishte shënuar tre gola për Baselin ndaj Muttenzit.
Në fund të edicionit 2013\14, Gashi ishte realizatori më i mirë i Superligës së Zvicrës me 19 gola. Në verë të atij viti kaloi nga Grashoppersi te Baseli, ku luajti 22 ndeshje dhe sërish ishte golashënuesi më i mirë i edicionit.
Në edicionin e dytë te Baseli, lojtari më i mirë i vitit 2014, nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit Urs Fischer. Në shkurt të vitit 2016, lojtari ofenziv kaloi te Colorado në MLS, ku firmosi për tri vite. Këtë vit është kthyer në Zvicër, te Aarau i kategorisë së dytë.