Vajza e Xhelal Xhibos shpalos kujtimin për doktorin që diagnostikoi variola verën

albnews
By
1 Min Read

Para 48 vitesh, qetësinë e përditshmërisë në Prizren, e trazoi doktori Xhelal Xhibo.

Në 13 marsin e vitit 1972, pasi e vizitoi një vajzë në Rahovec, ai dha alarmin: “kësaj i thonë variola vera, ose, popullorçe, lia”, raporton KOHA. 

Në mes të drojës e panikut, në shtëpi, doktor Xhibon po e prisnin gruaja, dy djemtë dhe vajza 5 vjeçare.

Engjëllushë Xhibo-Susuri, e shpalos historinë e të atit, i cili asokohe iu rikthye familjes pas shumë ditësh në karantinë. Arkivi familjar ruan përplot kujtime dhimbjeje e krenarie.

Share This Article