Katër shqetësimet e LDK-së lidhur me neglizhencën e Qeverisë Kurti

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se gjatë javës së kaluar nëpërmjet katër konferencave për medie, ka adresuar shqetësimet e veta mbi neglizhencën qeverisëse, mosrespektimin kushtetues, tendencat kapëse të drejtësisë e raportin shqetësues të Departamentit Amerikan te Shtetit.​

Në një komunikatë, në faqen zyrtare në Facebook, LDK ka adresuar katër shqetësimet e saj ndaj Qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Kanë kaluar një javë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministrja nuk e ka ofruar dorëheqjen, duke shkaktuar kështu precedent tejet të rrezikshëm për rendin kushtetues”, thotë LDK.

Më tej LDK-, thotë se “Në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik afatgjatë e investime kapitale që sjellin të mira afatgjate, Qeveria u ka shpërndarë qytetarëve lëmoshë, nga 100 euro vetëm për një muaj (prill)”.

 “Qeveria pasi që ka kapur shumicën e institucioneve, ia ka mësyrë atyre të pavarura. Nismat e saj legjislative dhe veprimet politike kanë një qëllim; sigurimin e kontrollit politik mbi të gjitha institucionet, edhe ato të pavarura. Kështu duke u shndërruar në një cenuese të demokracisë dhe rendit kushtetues.

LDK thotë se shqetësuese janë të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021. “Kërcënim e frikësim ndaj gazetarëve e medieve, pandëshkueshmëri të korrupsionit, si dhe ndërhyrjet politike në gjyqësor”, thotë LDK.

Share This Article