Mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, dhjetëra viktima

albnews
By
1 Min Read

Një varkë me emigrantë është përmbysur pranë brigjeve të Libisë, duke shkaktuar të paktën 35 viktima.

Sipas Agjencisë së Migracionit në OKB, mbytja e anijes ndodhi pranë qytetit perëndimor të Libisë, Sabratha, një pikë kryesore nisjeje për emigrantët, kryesisht afrikanë që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përmes Mesdheut për të mbërritur në Europë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bën me dije se deri tani janë nxjerrë trupat e pajetë të 6 emigrantëve, ndërkohë që nuk dihet fati i 29 të tjerëve.

Share This Article