KD i Muzeut Kombëtar e quajnë ndërhyrje politike shkarkimin e Këshillit nga Ministri Gashi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në koordinim me kryetarin Kadri Veseli, ministri Kujtim Gashi ka shkarkuar Keshillin Drejtues te Muzeut të Kosovës, i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.

Kundër kësaj ka reaguar Këshilli Drejtues i Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Sipas tyre shkarkimi shkarkimi i këshillit drejtues është i jashtëligjshëm, shkruan Gazeta Express.

“Këshilli Drejtues i Muzeut Kombëtar të Kosovës, nga mediat sot ka kuptuar se është shkarkuar jashtëligjshëm nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Kujtim Gashi”, thuhet në komunikatën për media.

Këshilli Drejtues janë deklaruar se i gjithë procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës ka qenë transparent.

“Gjatë këtij procesi, secili anëtar i KD-së ka dhënë vlerësimin e vet për kandidatët e intervistuar në përputhje të plotë më bindjet e tyre. Pas mbledhjes së pikëve të të gjitha anëtarëve të KD-së, kandidati me më shumë pikë të grumbulluara doli të jetë Z. Ajet Leci”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë thënë se shprehin keqardhje për ndërhyrjen politike të Ministrit Gashi në shkarkim.

“Këshilli Drejtues, shpreh keqardhje për ndërhyrjen politike të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Kujtim Gashi, si dhe këshilltarit të tij, Z. Samir Hoxha në punën e KD-së, me qëllim që kandidati i preferuar i tyre, Z. Sedat Sahitaj, kundërligjshëm të emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës”, janë deklaruar KD i Muzeut Kombëtar.

Ata janë shprehur se do të presin përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Share This Article