Këngëtarët Sergio Hajdini dhe Martina Serreqi të ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” flasin për Festivalin 62 të Këngës në RTSH

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja Martina Serreqi e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ndalur te Festivali 62 i Këngës në RTSH ku ajo merr pjesë për herë të parë, nuk ka shprehur pretendime për fitoren, por që kënga e saj të pëlqehet dhe ndihet nga publiku.

“Vetëm ty”, është balada me të cilën Serreqi do të konkurrojë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Përgjegjësi e madhe. Ka qenë ëndrra ime. Tani që mbusha moshën futem në festival në mënyrë dinjitoze.

“Vetëm ty” është një baladë, besoj se do vijë mirë për publikun. Më përshtatet. Është këngë që I dedikohet dikujt që do, jo vetëm nga ana romantike, por edhe për pjesëtarët e familjes.

Frika që çdokush ka për një person të caktuar.

Për fitoren ndoshta nuk kam pretendime, por dua që kënga të pëlqehet për publikun. Është dalja ime e parë në festival”, tha Serreqi.

Ndërsa këngëtari Sergio Hajdini, u shpreh se merr pjesë për të tretën herë në festival. Ai deklaroi se kënga e tij “Uragan”, flet për forcën e njeriut kundrejt fenomeneve natyrore.

Ai theksoi se janë shumë elementë që të çojnë në fitore, duke renditur këtu, publikun, jurinë, performancën live, etj.

Hera e tretë që marr pjesë. Është përgjegjësi. Është fat për një artist të marrë pjesë. Më është dashur 2 muaj për këngën. Jam ende duke punuar me detajet e fundit. Kënga titullohet Uragan, forca e njeriut kundrejt fenomeneve natyrore. Njerëzit janë gjithmonë të fortë dhe mbizotërojnë ndaj çdo lloj situate.

E rëndësishme që artistët të ndihet mirë me punën që bën, pastaj pjesa tjetër varet nga publiku, juria dhe performancë live. Janë shumë elemente që të çojnë në fitoren e madhe”, tha ai.

Share This Article