Listat dhe koalicionet, Ambasadorja amerikane mesazh Ramës dhe Bashës: Ju jeni përgjegjës

 1,620 total views,  1 views today

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar edhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan ajo në twitter.

Mesazhi i diplomates amerikane vjen në një kohë ku diskutimet në Këshillin Politik kanë ngrirë.

Vija e kuqe janë hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Opozita jashtëparlamentare kërkon ruajtjen e formulës së vjetër për koalicionet dhe për këtë paraprakisht kërkon marrjen e ekspertizës nga OSBE-ODIHR.

Nga ana tjetër PS ka bërë propozimet e veta dhe paralajmëron se do ti votojë me çdo kusht.

Për këtë i duhen votat e opozitës në Kuvend, por përfaqësues të saj dje dhe sot në Kuvend e shfaqën hapur pakënaqësinë e tyre lidhur me propozimin e PS për hapjen e listave, që në gjykimin e tyre është një kurth për ti mbajtur të mbyllura në 90% të listës.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •