Këputen rrethojat, 7 studentë vdesin pasi bien nga kati i katërt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtatë studentë kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar gjatë një incidenti tragjik në Bolivi, kur rrethojat në katin e katërt të një universiteti u këputën dhe studentët që po e shtynin njëri-tjetrin ranë poshtë.

Në videon e publikuar në internet shihen shumë studentë duke pritur për të hyrë në një sallë dhe duke e shtyrë njëri-tjetrin në ballkonin e brendshëm të ndërtesës së Universitetit Publik të El Alto-s para se rrethojat të këputen.

Tragjedia ndodhi në ndërtesën e Fakultetit të Shkencave Financiare, ku studentët po përpiqeshin që të futen në një sallë për një tubim, shkruan New York Post, transmeton Gazeta Express.

Në pamje shihet një vajzë që e tërheq një tjetër disa sekonda para se rrethojat bashkë me disa studentë të binin nga kati i katërt.

Komandanti i përgjithshëm i policisë në Bolivi, Jhonny Aguilera Montecinos, tha të mërkurën se vajza që shihet në tollovi do të merret në pyetje si pjesë e hetimeve.

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, përmes rrjeteve sociale shprehu keqardhje për tragjedinë me studentët dhe shprehu ngushëllime për familjarët e tyre, duke thënë se autoritetet po e presin sqarimin e fakteve./Përktheu: Nasuf Abdyli

Paralajmërim: Videoja e mëposhtme përmban pamje të rënda:

https://players.brightcove.net/4137224153001/6aIMRO3kiI_default/index.html?videoId=6236901392001
Share This Article