Beograd – Një person në arrati i dërgoi kërcënime monstruoze, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçië, në profilin në Instagram “Avucic”. Ai i shkroi Presidentit “Një plumb popullor 9 mm po ju pret”.
Siç u zbulua, ai është Petar Gvozdenović, një person në arrati, autor i disa veprimeve kriminale, të tilla si trafikimi i paligjshëm i drogës, vjedhja e rëndë dhe disa veprime të tjera kriminale.
Pas kësaj kanë reaguar Zv.ministret Zorana Mihajloviq dhe Maja Gojkoviq i kanë dënuar kërcënimet me vdekje që i janë bërë Vuçiçit përmes rrjeteve sociale.
“Gjithkush ka të drejtë për pikëpamjet e tij, të pajtohet ose të mos pajtohet me politikën e dikujt, por kur dikush kërcënon Ppresidentin e Serbisë me një plumb, nuk është një mendim ndryshe, por gjuhë urrejtjeje dhe kërcënim me vdekje,” tha Mihajloviq.
Ajo tha se autoritetet kompetente duhet të reagojnë ndaj kërcënimeve të tilla, veçanërisht nëse ata tashmë e dinë se ka njerëz prapa tyre që janë autorë të disa krimeve.