Kërcënimet e Vuçiç, reagon presidentja e Kosovës

albnews
By
1 Min Read

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se nuk frikësohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ajo tha se Vuçiçit mund t’i duket vetja se është i fuqishëm, por i di shumë mirë kufijtë. Osmani tha se nëse tenton sërish ndonjë akt si ai i Banjskës do të marrë sërish përgjigjen e njëjtë nga policia dhe institucionet e sigurisë.

Ajo shtoi se kërkesat e presidentit serb për riintegrim të serbëve në institucionet e Kosovës nuk i dëshiron, por ka synim që para ndërkombëtarëve të duket si lider konstruktiv.

Këto deklarata Osmani i bëri pas ceremonisë së funksionalizimit të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Share This Article