Kërcënimi i Putin: Europa do të ngrijë si “bishti i ujkut” gjatë dimrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Vladimir Putin tha këtë të mërkurë se Rusia do të ndërpresë furnizimin me naftë dhe gaz për Perëndimin, nëse do të vendosen çmime tavan.

Ai u shpreh se Europa do të ngrijë gjatë dimrit si “bishti i ujkut”, duke iu referuar një përralle të famshme ruse.

Putin foli gjatë një forumi për ekonominë në qytetin-port të Vladivostokut. Ai u shpreh se thirrjet e Europës për një çmim tavan për gazin janë një budallallëk dhe do të çonin në rritje edhe më të madhe të çmimit dhe probleme ekonomike në të gjithë Europën.

Putin tha se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë pasi sipas tij, është një politikë e përdorur për dekada. “Vendet e Perëndimit po përpiqen të ruajnë rendin e vjetër botëror, i cili është i dobishëm vetëm për ta. Ata po përpiqen t’i detyrojnë të gjithë të jetojnë sipas rregullave proverbiale që kanë menduar, të cilat i thyejnë rregullisht dhe i ndryshojnë shpesh, sipas nevojave të tyre imediate.”

Share This Article