Kërkesa e çuditshme e Elton John pas operacionit: ‘Dua ta mbaj gjurin për bizhuteri!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda e muzikës, Elton John, ka treguar një detaj krejt të pazakontë nga operacionet e tij të fundit.

78-vjeçari, i cili vitet e fundit ka zëvendësuar të dy gjunjët dhe ka bërë ndërhyrje edhe në legen pas një rrëzimi që i shtyu turneun e lamtumirës në 2021, ka rrëfyer në dokumentarin “Touched By Gold” se i kërkoi kirurgut të mbante kapakët e gjunjëve të vjetër për t’i kthyer në bizhuteri me ndihmën e stilistit të njohur Theo Fennell.

“Kur më hoqën kapakët e gjunjëve – fillimisht të majtin dhe më pas të djathtin – e pyeta kirurgun nëse mund t’i merrja me vete. Ai mbeti i habitur,” shpjegon Elton John. Sipas Fennell, procesi i transformimit nuk ishte aspak i lehtë: “Duhej t’i piqnim për t’i tharë. Pastaj u bënë si shkumë poroze, i pastruam me aceton dhe i lustruam.”

Artisti me humor ka thënë se një prej kapakëve të përpunuar i ngjante një “artefakti egjiptian” dhe në pjesën e pasme kishte gdhendur frazën simbolike: “Nuk do të gjunjëzohem më kurrë para askujt”. Në tetor, Elton John tërhoqi vëmendjen kur u shfaq në premierën e filmit të tij biografik “Never Too Late” në Londër duke mbajtur gjerdanin unik.

Në një shfaqje të mëvonshme në Nju Jork, ai shtoi me ironi: “Të them të drejtën, nuk më ka mbetur shumë: nuk kam bajame, adenoide, apandesit, prostatë, legen të djathtë apo gju të djathtë… vetëm legeni i majtë. Por jam ende këtu dhe ju jam mirënjohës që më mbajtët gjallë.”


Vitin e kaluar u bë e ditur se Elton John ka mbetur me shikim të kufizuar në njërin sy pas një infeksioni serioz – një tjetër dëshmi e sfidave shëndetësore që ka kaluar ikona e muzikës.

Share This Article