Kërkesë më e lartë se oferta, biznesi në Vlorë kërkon leje për ndërtime të reja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vlora ka nevojë për zhvillimin e zonave të reja dhe natyrisht për ndërtime të reja. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë sektori i biznesit në qytetin bregdetar.

Sipas, tyre kërkesa për blerje të apartamenteve në Vlorë është shumë herë më e madhe se sa strukturat në gjendje. Dhe kjo është arsyeja që kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë së Vlorës Arben Breshani ka apeluar për dhënien e lejeve të reja për ndërtime.

“Vlora është qytet atraktiv dhe shumë i kërkuar, çdo ditë ka kërkesa për banesa”, thotë ai.

Por cilat janë zonat ku mund të zhvillohen ndërtimet e reja, pasi aktualisht rruga Transballkanike dhe Lungomare janë thuajse të tejmbushur me ndërtesa shumëkatëshe.

“Një zonë shumë atraktive do të jetë plazhi i vjetër, aty duhet një kombinim midis investimeve shtetërore dhe private, se tani duket si një zonë jo e urbanizuar”, vijon kreu i Dhomës së Tregtisë.

Gjatë muajve të fundit pagat në sektorin e ndërtimit kanë pësuar rritje me mbi 30%, e me gjithë këtë, edhe në këtë sektor ka nisur të ndihet mungesa e punëtorëve përfshi edhe ato të kualifikuar. Parashikimet janë që edhe ky sektor ashtu si turizmi, do të  marrë punëtorë nga jashtë.

Share This Article