Këta janë 5 shqiptarët më të rrezikshëm që kërkohen nga policia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e pesë personave më të kërkuar në Shqipëri dhe i’u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në kapjen e tyre.

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar, ka thënë policia në një postim në rrjetet sociale.

Policia i kërkon sërish bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi.

 “Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash. Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 0694110853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, ka theksuar policia.

Share This Article