Parlamenti Evropian sapo ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019 në 28 shtete anëtare.
Sipas rezultateve preliminare forcat progresive pro-BE; EPP, S&D, ALDE+En Marche, GREENS-EFA, do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me 67.37% të votës së përgjithshme.
Partitë konzervatore dhe popullsitë; Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve, ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT, Non-Inscrits, kanë arritur të fitojnë 28.89% të votës së përgjithshme.
Partitë politike të tjera kanë fituar 3.73% të votës – këto parti nuk i përkasin momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.
Rritje më të madhe nga të gjitha grupet politike kanë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën + En Marche e Presidentit Macron është rritur për 38 deputetë, nga 69 në vitin 2014, në 107 deputetë në këto zgjedhje.
Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) e udhëqur nga Matteo Salvini i Italisë është rritur për 22 deputetë.
Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 18 deputetë.
EPP ka fituar në 13 shtete anëtare, S&D ka fituar në 7 shtete anëtare, ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare, Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare, ECR ka fituar në 2 shtete anëtare dhe 5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtarë.
Sipas këtij rezultati zgjedhor për herë të parë pas 40 viteve dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, e kanë humbur shumicën.
Ata kanë fituar 44.21% të votës së përgjithshme, gjë që shënon rënie nga 54% në 2014. Rrjedhimisht, zgjedhjet kanë prodhuar një parlament më të fragmentuar, pasi që “koalicioni i madh” EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, kjo familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të formësuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të institucioneve të BE-së.
Po ashtu, duhet nënvizuar se këto zgjedhja kanë shënuar rritje më të madhe të daljes së votuesve në 20 vite të fundit, duke arritur në 50.5% të daljes së votuesve.
Në bazë të rezultateve, EPP ka fituar në 13 shtete anëtare: Austria, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia.
S&D ka fituar në 7 shtete anëtare: Danimarkë, Maltë, Holandë, Portugali, Romani, Spanjë, Suedi.
ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare: Çeki, Estoni, Luksemburg.
Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare: Francë, Itali.
ECR ka fituar në 2 shtete anëtare: Belgjik, Poloni.
5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtar: Mbretëria e Bashkuar.Q