Këta janë kandidatët potencialë për kryeministër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ani pse ende nuk dihet saktësisht se kur do të mbahen zgjedhjet e reja, disa prej partive tashmë kanë caktuar emrat e zyrtarëve, të cilët do të nominohen për pozitën e kryeministrit. Derisa nga PDK-ja kanë njoftuar se kryetari i partisë Kadri Veseli do të jetë kandidati që synon ta rrëmbejë këtë pozitë, përfaqësuesit e AAK-së kanë thënë se kreu i këtij subjekti Ramush Haradinaj do të emërohet si kandidat për kryeministër, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Por jo vetëm këto dy parti kanë vendosur që udhëheqësit e subjekteve t’i caktojnë si pretendues për pozitën e shefit të qeverisë së ardhshme.

Njëjtë ka vepruar edhe Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarë të së cilës kanë thënë se lideri i LVV-së Albin Kurti do të jetë sërish i nominuari i partisë për pozitën në fjalë. Për dallim prej tyre, paqartësi në këtë drejtim vazhdon të ketë brenda LDK-së.

Në këtë subjekt janë dy figura kyçe që po përfliten për pretendues të postit të kryeministrit. Disa brenda LDK-së po e mbështesin nënkryetarin Lutfi Haziri e disa të tjerë deputeten Vjosa Osmani. Për dallim prej tyre, zyrtarët e Nismës e kanë ndarë mendjen në këtë drejtim.

Kreu i partisë Fatmir Limaj sipas tyre do të jetë kandidat i pakontestueshëm për kryetar të qeverisë së re.


Share This Article