Hoti u bën thirrje qytetarët të shmangin turmat

 125 total views,  1 views today

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin turmat, të evitojnë përshëndetjet me shtrëngim duarsh, të mbajnë distancën dhe higjienën personale, me qëllim që të mos përhapet më tej koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shprehu shqetësimin e tij lidhur me grumbullimin e qytetarëve të premten mbrëma në disa qendra të Kosovës, duke paralajmëruar se potencialisht, për shkak të këtyre grumbullimeve, numri i të infektuarve mund të rritet pas dy javësh – interval kohor ky që përkon me kohën e inkubacionit të koronavirusit të ri.

“Sistemi shëndetësor nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim. Të angazhohemi të gjithë së bashku që të ruajmë të dashurit tonë”, tha Hoti.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •