Kim: Shqipëria udhëhoqi botën kur hapi dyert për të strehuar refugjatët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se në kohën kur shpërtheu dhuna në Afganistan, ishte pikërisht Shqipëria ajo që udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar afganë.

Ajo e bëri këtë deklaratë nga UBT gjatë një takimimi për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU).

UBT ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit për programin e studimeve Master, për studentët afganë që ndodhen aktualisht në vendin tonë dhe që vazhdojnë studimet.

“Sot festojmë lidhjen e veçantë të shqiptarëve, amerikanëve dhe afganëve dhe rritjen e dhe fuqizimin e njeri-tjetrit. Shqipëria dhe SHBA kanë punuar së bashku për të rritur arsimin. Të gjithë kemi parë të tmerruar dhënën që shpërtheu në Afganistan, ndaj shumë u detyruan të iknin nga vendi i tyre. Shqipëria udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar sa më shumë afganë. Nuk do e harrojë kurrë mikpritjen dhe humanizmi që ka treguar Shqipëria. Ky është një vlerësim për të gjithë popullin shqiptar, është merita e tyre. Kjo nuk u bë për shkak të politikave apo llogarive, por për shkak të karakterit shqiptar, kjo është ajo që jeni ju. Duhet t’iu ndjekim me admirim. Shqipëria dënoi globalish agresionin rus nga Ukrainës. Qeveria e SHBA, Shqipërisë, Universiteti i Miçigan dhe UBT jemi këtu sot që ata që kanë ardhur nga Afganistani të vazhdojnë studimet e tyre në SHBA njësoi sikur të ishin në SHBA. Ky është një program materi që do të bëhet . Ne festojë jo vetëm suksesin e studiuesve, por edhe një partneritet të ri mes dy universiteteve. Ky partneritet do të ndërtojë ura për pedagogëve, nxënësve, do të bëhen shkëmbim njohurish. Zyrtarisht SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomatike 100 vite më parë, por gjithmonë kemi qëndruar pranë njeri-tjetrit.”, tha Kim

Share This Article