• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Kina dënon ndalesën e nënpresidentin të Tajvanit në Nju Jork

Kina dënon ndalesën e nënpresidentin të Tajvanit në Nju Jork

by albnews
14 August, 2023
in Bota
0
5
VIEWS

Ministria e Jashtme e Kinës shprehu kundërshtimin e saj ndaj një ndalese tranziti në Shtetet e Bashkuara të nënpresidentit të Tajvanit William Lai ndërsa ai po udhëtonte drejt Paraguajit, duke paralajmëruar të dielën se mund të marrë “masa të forta” në përgjigje të vizitës.
Në deklaratën e saj të së dielës, Ministria e Punëve të Jashtme tha: “Kina dënon fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për të planifikuar të ashtuquajturën ndalesë”, duke shtuar se Pekini kundërshton me vendosmëri “çdo formë zyrtare të kontaktit të qeverisë amerikane me rajonin e Tajvanit”.
Zoti Lai, shtoi deklarata, “i përmbahet me kokëfortësi pozicionit separatist për ” pavarësinë e Tajvanit ” dhe se ai është një njeri “krejtësisht problematik”.
Zoti Lai është një mjek i shkolluar në Harvard, i cili tani është i angazhuar në politik dhe është kandidati kryesor në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Tajvanit. Ai e ka përshkruar më parë veten si një “punëtor praktik për pavarësinë e Tajvanit”, por gjatë fushatës ai ka theksuar se nuk po përpiqet të ndryshojë situatën aktuale. Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të krijuar miqësi me Kinën.
Para se të nisej, zoti Lai foli me gazetarët, por nuk përmendi Shtetet e Bashkuara. Me të mbërritur në hotelin e tij në Nju Jork, ai u përshëndet nga dhjetëra mbështetës, të cilët valëvitën flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, si dhe flamurin bardh e gjelbër të Partisë së tij Demokratike Progresive në pushtet.
Në llogarinë e tij në platformën X, dikur Twitter, udhëheqësi tajvanez shkroi se ishte i lumtur që mbërriti në Nju Jork dhe se ai “mezi priste të takohej me miqtë e tij”.

Happy to arrive at the #BigApple, icon of liberty, democracy & opportunities. It’s very nice of @Bikhim & #AIT’s Ingrid Larson to greet me with a warm welcome at @JFKairport. Looking forward to seeing friends & attending transit programs in #NewYork. pic.twitter.com/7eVTlo2ABB

— 賴清德Lai Ching-te (@ChingteLai) August 13, 2023

Analistët thonë se gjatë ndalesave të nënpresidentit Lai-t, Taipei dhe Uashingtoni do të përpiqen të mos përkeqësojnë më tej tensionet SHBA-Kinë, por vizita vjen ndërsa sfidat në marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë vazhdojnë të rriten.
“Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ta bëjnë këtë udhëtim domethënës për zotin Lai, por jo në një mënyrë që godet ariun (Kinën)”, tha për Zërin e Amerikës Lev Nachman, analist politik në Universitetin Kombëtar Chengchi në Tajvan.
Kandidatët presidencialë tajvanezë kanë vizituar Shtetet e Bashkuara gjatë fushatave zgjedhore në të kaluarën, por ekspertët thonë se roli i zotit Lai si nënpresident i Tajvanit do ta bëjë Uashingtonin të trajtojë ndalesën e tij të shkurtër më me kujdes, sepse nuk dëshiron që të perceptohet si mbështetëse e zotit Lait.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund ta trajtojnë Lain as shumë mirë dhe as shumë keq, kështu që unë mendoj se lejimi i tij të kalojë tranzit nëpër Nju Jork dhe San Francisko është një kompromis”, i tha Zërit të Amerikës Chen Fang-yu, studiues politik në Universitetin Soochow në Tajvan.

William Lai

William Lai

Zoti Chen shtoi se duke marrë parasysh që Uashingtoni shpreson të ketë rrisë angazhimin ushtarak dhe diplomatik me Kinën dhe vizitën me ftesë të qeverisë amerikane e Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi në Uashington, zyrtarët amerikanë do të përpiqen t’i bëjnë ndalesat e nënënpresidentit tajvanez Lai “më pak formale” për të shmangur një reagim të tepruar nga Pekini.

“Nga pikëpamja diplomatike, Shtetet e Bashkuara do të donin të shmangnin befasitë”, tha ai.

Pas qëndrimit një ditor në Nju Jork, zoti Lai do të shkojë në Paraguaj. Autoritetet tajvaneze nuk kanë dhënë shumë hollësi mbi agjendën e zotit Lait, por burime që kanë njohuri mbi ndalesën e tij i thanë Zërit të Amerikës se ai mund të zhvillojë një takim me komunitetin tajvanezo-amerikan.
Pas mbërritjes së tij të dielën, Laura Rosenberger, kryetarja e Institutit Amerikan në Tajvan, një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga qeveria amerikane që menaxhon marrëdhëniet jozyrtare me Tajvanin, konfirmoi në platformën X se ajo do të takohej me zotin Lai kur ai të kthehej në San Francisko të mërkurën, para kthimit të tij në Tajvan.

Welcome to NYC, Vice President @chingtelai, as you transit en route to Paraguay! I’m glad AIT/W Managing Director Larson can host you and your delegation while I am at my sister’s wedding. I look forward to seeing you in San Francisco! pic.twitter.com/55mWi8ufpc

— AIT Chair, Laura Rosenberger (@BoardChairAIT) August 13, 2023

Nënpresidenti Lai bëri ndalesa të ngjashme tranziti në Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2022 si pjesë e udhëtimit të tij në Honduras. Gjatë atyre ndalesave, ai zhvilloi takime virtuale me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe senatoren Tammy Duckworth dhe u takua me anëtarë të komunitetit tajvanez. Këtë radhë, nuk është e qartë nëse ai do të ketë diskutime të tilla të nivelit të lartë dhe si mund t’i përgjigjet Pekini ndonjë prej aktiviteteve të tij.
Kina e konsideron Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si pjesë të teorritorit të saj dhe ka rritur presionin ushtarak në vitet e fundit në përpjekje për të detyruar ishullin të pranojë sovranitetin kinez.
Qeveria e Tajvanit thotë se vetëm banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.
Shtetet e Bashkuara ndjekin politikën e një Kine të vetme, dhe nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me ishullin.
Megjithatë, ligji amerikan kërkon një mbrojtje të besueshme për Tajvanin dhe që Uashingtoni t’i trajtojë si çështje të rëndësisë së lartë të gjitha kërcënimet ndaj ishulli/ VOA

Previous Post

Nga shtatori në Rusi fëmijët do të kenë libra të rinj të historisë, tekstet që justifikojnë luftën në Ukrainë

Next Post

Në Kosovë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe Arteve, Newborn Festival.

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Në Kosovë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe Arteve, Newborn Festival.

Në Kosovë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe Arteve, Newborn Festival.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM