Ushtria ruse ka kryer testuar të martën një sistem të ri të mbrojtjes raketore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, sistemi S-500 ka qëlluar me sukses cakun balistik me lëvizje të shpejtë.
Pas përfundimit të ciklit të plotë të testimeve sivjet, sistemi raketor ajror do të vendoset në kuadër të njësisë së Mbrojtjes Ajrore në rajonin e Moskës. Ministria ka bërë të ditur se S-500-shi “mund të qëllojë çfarëdo mjeti ekzistues sulmues në hapësirën ajrore pavarësisht rrezes dhe shpejtësisë”.
Mësohet se rrezja e veprimit të sistemit raketor është rreth 600 kilometra.
Kremlini e ka kthyer në kryeprioritet modernizimin e arsenalit ushtarak pas tensioneve me Perëndimin pas aneksimit rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.