Kina ka refuzuar kushtet e propozuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hetime të mëtejme rreth origjinës së pandemisë COVID-19.
Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i ka bërë thirrje Kinës që të jetë më bashkëpunuese për fazat e hershme të shpërthimit të pandemisë, përfshirë kontrollet e laboratorëve.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Zeng Yixin, ka thënë se kjo tregon arrogancë për shkencën. Ka shtuar se plani është politizuar dhe se Kina nuk e pranon një gjë të tillë, raporton BBC.
OBSH-ja ka mundur ta dërgojë një ekip të ekspertëve në Wuhan në janar të këtij viti. Hetimet dolën se nuk kishte shumë gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator, por kjo teori ende vazhdon të qarkullojë.