Kina shënon numrin më të madh të rasteve me Covid-19 që nga prilli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina i ka regjistruar 61 raste të reja të koronavirusit të hënën. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga muaji prill dhe u shkaktua nga vatrat e reja të përhapjes në rajonet që kanë ngjallur frikë për një valë të re të virusit.

Prej rasteve të reja, 57 u shënuan në rajonin e skajshëm veriperëndimor të Xinjiangut, ku një përhapje e papritur e virusit ndodhi në mesin e korrikut, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Katërmbëdhjetë raste të tjera u regjistruan në provincën verilindore të Liaoningut, ku një valë e re e përhapjes u shënua javën e kaluar në qytetin Dalian, shkruan “Daily Mail”.

Dy raste të tjera u regjistruan në provincën Jilin, afër kufirit me Korenë Veriore. Këto ishin rastet e para në këtë provincë që nga maji.

Kjo është shifra më e lartë ditore e infektimeve në Kinë që nga 14 prilli, kur ishin regjistruar 89 raste, kryesisht të personave të ardhur nga vendet e huaja.

Autoritetet kineze kanë kryer testime masive të qindra mijëra njerëzve në qytetin Dalian. Një valë e dytë e testimit masiv është kryer edhe në qytetin Urumqi.

Disa zona banimi në këto dy qytete janë vendosur në karantinë dhe autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të ngjashme me kohërat e luftës për ta kufizuar përhapjen e virusit.

Share This Article