Reperi shqiptar që argeton publikun amerikan

albnews
By
2 Min Read

Reperi shqiptar, i cili argëton publikun amerikan, Donat Halimi, i njohur me emrin “Euro Many”, ëndrrën e tij që kishte për muzikë, e ka bërë realitet.

Halimi që Kosovën kishte lënë kur ishte shumë i vogël, gjatë kohës ë luftës, në SHBA ka filluar ta ketë imazhin e tij muzikor.

Halimi thotë për Albuk Tv se muzikën e ka dashur që prej kur ka qenë fëmijë dhe është rritur me gjeneratat e vjetra të muzikës së Nju Jorkut.

“Në qytet timin me njohin, kam imazh, sepse krejt njerëzit po kënaqen në klube me këngët e mia, po ka shumë energji. E kam një trend timin, e kam stilin tim, që nuk ia kopjoj akse, vet i shkruaj tekstet, vet i bëj këngët”, tha ai.

Ai thotë se i pëlqejnë të gjithë këngëtarët, pasi tek ai le përshtypje mënyra se si ndjehet kënga dhe beson se do të jetë i suksesshëm në tregun e muzikës, pasi e njeh mentalitetin e tij të punës.

Halimi k a porositur të rinjtë që e pëlqejnë muzikën dhe që kanë talent, që kurrë të mos të dorëzohen, por të punojnë pa u ndalur sepse suksesin e kanë të garantuar.

Halimin mund ta gjeni edhe në rrjetet socilale: Youtube, instagram @euro_money

https://www.instagram.com/euro_money/?hl=en

Share This Article