Kinë/ Shembet tavani i një gjimnazi, 11 persona humbin jetën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën pas rrëzimit të kulmit të një gjimnazi në verilindje të Kinës. Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se shumica e viktimave janë fëmijë, pasi në momentin e shembjes po stërviteshin vajzat e ekipit të volejbollit, por diçka e tillë nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët.

Vetëm tetë prej 19 personave që ishin brenda palestrës kanë mbijetuar.

Nga hetimet paraprake është konstatuar se punëtorët e ndërtimit vendosën në çatinë e gjimnazit, në mënyrë të paligjshme perlitin, një formë xhami vullkanik. Nën ndikimin e reshjeve, perliti thithi ujë dhe shtoi në peshë, duke shkaktuar shembjen e çatisë.

Një hetim i thelluar është në vazhdim, ndërsa drejtuesit e firmës së ndërtimit janë vënë në pranga nga policia.

Incidentet me shembje ndërtesash janë të shpeshta në Kinë, dhe kryesisht ato kanë ardhur si shkak i standarteve jo të duhura të ndërtimit.

Share This Article