Kishte simpati për Iranin dhe Hezbollahun, identifikohet autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

albnews
By
1 Min Read

Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin e sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, që u godit disa herë me thikë gjatë një konference letrare në Nju Jork.

Bëhet fjalë për Hadi Matar, një 24-vjeçar nga Nju Xhersi, i cili simpatizon regjimin iranian dhe organizatën terroriste libaneze Hezbollah.

Aktualisht, shkrimtari Salman Rushdie ndodhet në spital dhe rrezikon të humbasë njërin sy, ndërkohë që është dëmtuar edhe në mëlçi.

75-vjeçari Salman Rushdie është i njohur për shumë romane dhe novela, por ka qenë vepra “Vargjet satanike”, e botuar në vitin 1988, ajo që i ka dhuruar famën botërore duke e shndërruar në një objektiv të ekstremistëve islamikë për qasjen e tij kritike ndaj asaj feje.

Share This Article