Klauzola për lirim e Rashicës, e vlefshme deri më 15 korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klauzola për lirim që e ka ylli i Kosovës, Milot Rashica, në kontratën e tij me Werder Bremenin, është e vlefshme deri më 15 korrik, shkruan “Sport Bild”.

Klauzola e lirimit e Rashicës me Werderin është 38 milionë euro, por do të ulet në 15 milionë euro, në rast se klubi bie nga Bundesliga. Mirëpo, klauzolat në kontratën e tij janë të vlefshme deri më 15 korrik, në të cilën fazë nuk pritet të përfundohet stinori në Bundesligës.

Rashica po pritet të largohet nga Werderi në fund të këtij edicioni. RB Leipzigu është duke insistuar për transferimin e tij, por në garë janë edhe klube nga Premier League e Anglisë dhe nga Serie A e Italisë. Në mesin e klubeve të interesuara raportohet se është edhe Liverpooli.

Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, thotë se klubi do të jetë i hapur për të negociuar.


“Unë nuk besoj se do të ndodhë diçka shumë shpejt. Jemi në dijeni se shumë klube janë të interesuara, por nuk ka një ofertë. Jemi duke pritur”, ka thënë Baumann.

Share This Article