Përfundon mbledhja e përbashkët në selinë qendrore të PD-së, çfarë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura

albnews
By
1 Min Read

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Rithemelimit, që u zhvillua në selinë qendrore të partisë, ka përfunduar.

Janë zbardhur diskutimet brenda mbledhjes, ku secilit deputet i është kërkuar që të punojë nëpër zonat e tyre elektorale, në funksion të protestës së 20 shkurtit.

Në prag të nisjes së kësaj mbledhje, kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi dhe një deklaratë për mediat, kur ndër të tjera dhe se pas shumë kohësh i gjithë grupi i PD është në shtëpinë e vet, ndërsa specifikoi faktin se lufta do të jetë me Edi Ramën dhe regjimin.

“Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve” deklaroi ai.

Share This Article